Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, i cili dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në Tiranë.
Paloka shkëput një fjali nga fjala e Escobar ku ai shprehet se është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën dhe jo kutinë e votimit.
Deputeti demokrat thotë se të njëjtën gjë i kanë kërkuar dhe Lulzim Bashës që prej shtatorit të vitit të kaluar, pra të hyjë në votëbesim.
“Këtë kutinë e votimit po i kërkojmë Bashës që në shtator, po ai bëri çdo gjë, e çoi PD drejt përçarjes e shkatrrimit , vetëm sepse nuk e pranon atë “kutinë e votimit”, shkruan Paloka./albeu.com/