Për shkak të situatës së vështirë mes Ledjanës, Mevlanit dhe Antonelës, në “Për’puthen” ishin lënë pas dore rrëfimet e konkurrentëve. Ditën e sotme ishte radha e Sindit dhe Erlindit për të zbuluar të fshehtat e tyre.
Ky i fundit, teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit tregoi se ka jetuar në një shtëpi me Andi Artanin. Gjithashtu ai tha se janë përhapur fjalë se është puthur me vajza në prapaskenë, por Erlindi i hodhi poshtë zërat duke u shprehur se deri më sot nuk ka puthur asnjë vajzë në buzë.
Më pas ai u detyrua të sqaronte në studio se ka qenë Ledjana ajo që e ka akuzuar se është puthur me Jasminën, por Erlindi tha se e ka puthur vetëm në faqe, ose në gushë kur kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Mirëpo ky rrëfim i tij i bëri lëmsh të gjithë, sepse Erlindi dhe Andi kanë qenë konkurrent me njëri-tjetrin për shkak të Jasminës dhe të tjerët nuk po e kuptonin se si ata mund të kenë jetuar bashkë në një shtëpi.
“Kur ka ardhur Andi në fillim në Tiranë nuk kishte asnjë njohje dhe meqë krijuam shoqëri kërkoi nëse mund të rrinte nga unë për disa kohë dhe unë ju ofrova si ndihmë. Por kemi jetuar bashkë në fillim fare, kur ende nuk kishin ndodhur takimet tona me Jasminën”, sqaroi Erlindi më pas.
View this post on Instagram