Erjon Alibej vijon dëshminë: Nuredin Dumani u angazhua me “çunat e Fushë-Krujës”, e dinim që Talo Çela do bëhej i gjallë pas vrasjes së Dorjan Shkozës

Në kuadër të mega-procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, vijon dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej.

Ai shprehet se; “Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia”.

Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga “hoxha” janë blerë disa armë, çmimet varionin nga 500-1000 deri në 3500 euro. Nuk e di saktë se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho.

Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën e njihja vetëm dhe kam dëgjuar që kishte presudimin “Kusho” edhe “Nipi” që i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën, që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do të bëhej i gjallë apo jo.

Gjithashtu, vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia.

Klevis Alla, kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre nuk i dija.

Në Sky ECC më shkuan Plarent Dervishi, kam pasur kontakt me të, ai kishte kodet “Barcelona” dhe “Gost”. Plarenti më tha: “Mbohet qefi që e ke gjetur Talo Çelën”, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.

Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë tek Pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori.

Më pas, Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i dërgova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që edhe Nuredini të shikonte që unë kisha lek dhe të kishte besim.


Shtuar 10.06.2025 11:25