Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Deklaratat ai i ka bërë në TopNeës, ku ishte i ftuar.
Komenti i Erion Veliaj:
Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia.
Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt./albeu.com