Erion Veliaj kundërshton arrestin, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë

Këtë të mërkurë 20 maj 2026, Gjykata Kushtetuese, do të shqyrtojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të shpallet antikushtetuese masa e “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.

Seanca, e cila pritet të nisë në orën 10:00 do te zhvillohet mbi baze dokumentesh, pa praninë e palëve.

Të lidhura

None found

Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.


Shtuar 20.05.2026 09:36

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişborsaOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler