Rezultatet pozitive dhe loja e bukur që lojtarët e Manchester United po ofrojnë ndeshjet e fundit, flet shumë atmosferën e ngrohtë dhe optimiste që është krijuar në “Old Trafford” e këtë gjë e konfirmon dhe tekniku hollandez i “djajve”, Erik ten Hag.
Ditën e nesërme, Manchester United do të përballet ndaj historikëve të Nottingham Forest, në ndeshjen e parë të gjysmë-finales së “EFL Cup” e tekniku ten Hag kërkon me ngulm një trofe këtë sezon.
“Të fitosh një trofe është ndjenja më e mirë që mund të kesh. Kam pasur fatin të fitoj disa trofe në karrierën time dhe kjo është e mrekullueshme, veçanërisht për tifozët. Mendoj se tifozët vendas kanë një përvojë me këtë, veçanërisht ata më të moshuarit.
Por tani është periudha kur Manchester United nuk fiton trofe dhe e fundit ishte shumë kohë më parë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë fakt dhe duhet të bëjmë gjithçka për të fituar trofeun”,- u shpreh në konferencën për shtyp, tekniku hollandez. /albeu.com