Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur në një konferencë shtypi në Madrid në fund të samitit të NATO-s, ku bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Nuk ka të humbur në një paqe të drejtë”,- tha ai, duke shtuar se Ankaraja po përpiqej të ndiqte një politikë të ekuilibruar për shkak të varësisë së saj të madhe nga importet ruse të energjisë.
Të lidhura
None found
Turqia e ka furnizuar Ukrainën me drone të armatosur dhe armë të tjera, por lideri i saj gëzon gjithashtu një marrëdhënie të ngushtë pune me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Erdogan tha se Finlanda dhe Suedia duhet të përmbushin premtimet e bëra ndaj Turqisë në një marrëveshje për të hequr veton e saj në ofertat e tyre për anëtarësim në NATO, duke përfshirë një zotim të Stokholmit për ekstradimin e 73 “terroristëve”.
Ratifikimi i ofertave të anëtarësimit të vendeve nordike në NATO nuk do të dërgohet në parlamentin turk derisa të përmbushin premtimet e tyre, duke përfshirë kompletimin e ndryshimeve legjislative sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai.
“Nëse kryejnë detyrat e tyre, ne do ta dërgojmë në parlament. Nëse nuk plotësohen, nuk bëhet fjalë.”- shtoi ai.
Erdogan tha se e sheh nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si njohje të ndjeshmërisë së Ankarasë rreth terrorizmit dhe një “fitore diplomatike” për Turqinë.
