Lajmi se gazetarja Eni Vasili është shtatzënë në pritje të dy vajzave ka qenë më i ëmbli i këtyre ditëve.
Vasili ka arritur prej muajsh të fsheh në mënyrë perfekte shtatzëninë ndonëse shfaqet çdo javë në ekran.
Por rrjeti u mbush papritur me fotot e gazetares me barkun e rrumbullakosur. Ndërkohë pak netë më parë, Vasili konfirmoi gjininë e bebushave të saj. Themi bebushat, sepse ajo nuk pret një fëmijë, por binjakë.
Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.
Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht. Madje, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot e para me barkun e rrumbullakosur, të shkrepura po nga “Panorama”.
“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur ?.”- shkroi gazetarja, duke lënë të kuptohet se së shpejti mund të shohim të tjera foto nga shtatzënia e saj.