Pas kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, para Komisionit Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar ka dalë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi.
Agaci që në nisje të dëshmisë së tij ka thënë se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projekt-aktin për për koncesionin në incenetatorin e Elbasanit.në incenetatorin e Elbasanit dhe se nuk njeh as ka takuar ndonjëherë bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljën.
Pjesë nga dëshmia:
Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?
Agaçi: Jo!
Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?
Agaçi: Asnjëherë!
Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?
Agaçi: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më dhatë për të dënë dëshminë time në lidhje me këtë shkresë që është hedhur baltë në media dhe jo ajo që është me fakte në shkresa. Ju falënderoj për pyetjen për të sqaruar atë që ekziston në shkresa. Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.
Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?
Agaçi: Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. Po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme./albeu.com