Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është shënuar në Peqin, ku sipas informacionet e para, mësohet se një punëtor i identifikuar si Faik Rronci, 58- vjeç, i kësaj bashkie ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga lartësia, ku ka qenë duke krasitur pemët.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.