EMRI/ U gjet nën gurë e zhavorr në malin e Dajtit, policia e konfirmon: Ruzhdi Hoxhën e vrau shoku i ngushtë! (FOTO LAJM)

Pas 10 ditësh kërkime intensive nga policia e Shtetit është zbuluar trupi i pajetë i biznesmenit Rrushdi Hoxha i cili shënon 13 ditë i zhdukur pa gjurmë.

Pavarësisht se u aluadua për një pengmarrje, Hoxha është transportuar drejt Malit të Dajtit dhe është vrarë me një plumb pas koke dhe të mbuluar me zhavor.

Policia në njoftimin zyrtar akuzon shokun e biznemenit të vrarë si autor të ngjarjes së rëndë, Ferdinant Rrushi.

Rikujtojmë se Rrushi është personi i fundit që ka takuar biznesmenin dhe pretendoi se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e 3-shit në Tiranë, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij.

Por nga këqyrja e kamerave, u vu re se automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.

 

 


Shtuar 6.11.2021 13:53