Një i burgosur ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Korçës.
Shtetasi Edmond Jonuzi u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal, ndërsa vuante dënimin në burgun e Drenovës.
Pas mbërritjes në spital, mësohet se ai ka ndërruar jetë. Shkaqet janë ende të paqarta. Jonuzi ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite.