EMRI/ Trafikonte drogë, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kg marijuanë. Në pranga ka rënë shtetasi Mario Guxo.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false. Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muajsh, dyshon policia dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Guxo ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.


Shtuar 14.02.2024 13:54