EMRI/ Tentuan t’i vidhnin “G-Class”, mjeti në pronësi të noteres së njohur

Sot, një tentativë grabitjeje ka ndodhur në mes të Tiranës.

Një person ka tentuar të grabisë mjetin e noteres Sanja Telhallari, makinën tip “Mercedes G Class”.

Noterja ka qenë e ulur në lokal me bashkëshortine saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.

Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia.

Policia njoftoi pas ngjarjes se kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Gjithashtu, 28-vjeçari, po ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, duke i kërkuar edhe atij një makinë.