Një sherr me me grushte me dy personave ka ndodhur sot në Vlorë.
Si pasojë e konfliktit një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me grushte.
Mësohet se viktima është Armando Memshau, dhe se njarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.
Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.