Policia ka shpallur në kërkim, Agron Bejdolli, pasi dyshohet se ka rrëmbyer vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.
Bejdolli njihet si miku Pllumb Muharremit i njohur ndryshe si Rrumi, cili dyshohet se ka qenë pjesaëmarrës dhe tek atentati që i është bërë prokurorit Arian Ndoji.
Ai është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të ‘Rrumit’ në përvetësimin e tokave në bregdet.
Si pasojë e një konflikti të hershëm, vëllezërit u rrëmbyen pasditen e të dielës në autostradë.
Mësohet se dy vëllezër të identifikuar si Gentian dhe Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin që një automjet i ka goditur nga pas. 4 persona kanë dalë nga automjeti, dhe pas konfrontimit fizik, njërin prej vëllezërve, Indritin e kanë futur me forcë në makinë.
Pas 500 metrash, autorët e kanë lëshuar 31-vjeçarin, i cili ka bërë denoncimin në polici.