Një 19- vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur një 27-vjeçar gjatë një konflikti të çastit në 15 dhjetor.
Bëhet fjalë shtetasin Renildo Islami.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. I., 19 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.