Besart Xhaferri, është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave gjatë zgjedhjeve të ditës së sotme, konkretisht 5256 vota, ndekur më pas nga Mariglend Doçi me 1292 vota.
Kujtojmë se deri më sot FRPD drejtohej nga Belind Këlliçi, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.
Ky proces zhvillohet nga PD e Berishës ndërsa një garë tentoi ta hapte dhe Lulzim Basha, por mbeti pezull për shkak të situatës brenda demokratëve.
Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD-së ishin 6 emra, Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.
Konkretisht kandidatët kanë marrë:
Besart Xhaferri – 5256 vota
Mariglend Doçi – 1292 vota
Artjon Bajramaj – 528 vota
Barbara Doda – 452 vota
Alesia Balliu – 186 vota
Arnold Kariqi – 168 vota/albeu.com/