Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, një sasi lënde plasëse është vendosur pranë hyrjes së banesës së Meardi Berberit në qytetin e Pogradecit.
I riu raportohet se kishte pak kohë që ishte liruar nga qelia, pasi kishte përfituar nga amnistia penale.
Sasia e lëndës plasëse është hedhur afër hyrjes së banesës së shtetasit Meardi Berberi.
Berberi rezulton person me precedent kriminal dhe ka përfituar së fundmi nga amistia.
“…i dënuar për veprat penale:
08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”
20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.
24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.
24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje”
“Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi më herët policia.