EMRI/ Në kërkim prej vitesh për plagosjen e bashkëfshatarit, arrestohet 50-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Arben Kadriu, ndaj të cilit Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi në dhjetor të 2017 ka plagosur me thikë bashkëfshatarin e tij pas një sherri për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Years” , ku u kap një shtetas që ishte në kërkim prej 5 vitesh.

U konfliktua dhe plagosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, në dhjetor 2017, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Years”.

Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.

 


Shtuar 1.09.2023 09:21