Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në hyrje të autostradës për kapjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori në lagjen “16 prilli” të Fierit.
Mësohet se autori i krimit është shtetasi Agim Gashi, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Po ashtu mësohet se shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë të bëjnë me motive të dobëta, pasi autori dhe viktima Elton Javori mësohet se kishin lidhje krushqie.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.