E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Elbasan, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është vrarë një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pranë një karburanti.

Burime bëjnë me dije se viktima është Ardian Çollaku, baba i dy fëmijëve.

Pas kësaj ngjarjeje është gjetur një makinë e djegur në Balldre, e cila dyshohet të jetë e autorit/ autorëve.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi këtë ngjarje, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe kapjen e autorit/autorëve.

 


Shtuar 4.10.2021 19:23