EMRI/ Kishte mbjellë kanabis në kubikë, arrestohet 47-vjeçari në Krujë

Policia ka arrestuar 47-vjeçarin Lulzim Kani, pasi iu gjetën në banesë fidanë me canabis sativa. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit L. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 12:09