EMRI/ I dënuar me 24 vjet burg nga Gjykata e Milanos, prangoset trafikanti shqiptar

Një 48-vjeçar shqiptar, Saimir Gjepali, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Ai ishte i dënuar me 24 vite burg nga Gjykata e Milanos për një sërë veprash penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 13:57