Një punonjës policie ka humbur jetën ditën e sotme në Kamzë.
Bëhet me dije se viktima është Naim Duka, 59-vjeç, punonjës policie.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com