EMRI/ Dyshohet se kultivoi 10 mijë bimë “bari”, arrestohet i shumëkërkuari i drejtësisë në Fier

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në Fier ka arrestuar ditën e sotme shtetasin e shpallur në kërkim Fatmir Qelia.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se Qelia dyshohet se ka kultivuar rreth 10 mijë bimë kanabisi në korrik në Mujalli.

Qelia i shtohet kështu personave të arrestuar një muaj më parë, mes tyre edhe një oficer policie.


Shtuar 21.12.2022 20:01