EMRI/ Bombula e gazit i vë flakën banesës me 6 antarë në Kolonjë, humb jetën një prej anëtarëve

Një zjarr ka përfshirë një banesë me gjashtë anëtarë në Kolonjë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sanjollas të bashkisë Kolonjë dhe besohet se zjarri të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të një bomble gazi.

Nga zjarri ka mbetur I vdekur një person dhe bëhet fjalë për shtetasin Shyqyri Selimi.

Gjithashtu mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar.

Momentalisht dy zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen totale të flakëve./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 10:28