EMRI/ Bie nga pema e arrës, humb jetën 64-vjeçari në Korçë

Një 64-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa ishte duke mbledhur arra.

Mësohet se Engjell Zere ka rënë aksidentalisht nga pema dhe ka marrë dëmtime të shumta në kokë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se burri u transportua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur pa shenja jete.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 7.10.2023 15:59