EMRI/ Aksidenti i rëndë në Tiranë, humb jetën drejtuesi 20-vjeçar i Audit që ra nga mbikalimi

Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit të rëndë në Tiranë, që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Mësohet se 20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili drejtonte mjetin tip Audi që ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një makine tjetër, nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën, për shkak të plagëve të marra nga aksidenti.

Kujtojmë se nga ky aksident viktima kanë mbetur dhe dy vajza të tjera, njërsa prej tyre 25 vjeç, ndërsa në spital ndodhen dy persona të tjerë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”

/albeu.com


Shtuar 9.03.2023 22:41