Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.
Mjeti me targa NZP-4087 ,i drejtuar nga Roberto Pojani 25-vjeҫ, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeҫari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.