EMRAT/ U kapën me “shtëpi bari”, arrestohen 4 shqiptarë në Britani

Autoritetet britanike kanë arrestuar 4 shqiptarë, pasi janë kapur me një fermë kanabisi, me vlerë 390,000 paund, në Workington.

Policia kishte marrë fillimisht raportime për disa persona që vepronin në mënyrë të dyshimtë dhe ngarkonin një furgon Ford Transit ngjyrë argjendi më 16 janar.

Ky automjet ishte parë jashtë ambienteve në Market Place, Workington, dhe u ndalua në Lancashire nga një oficer policie, ndërsa brenda tij udhëtonin Eneo Kamberi, 24 vjeç që ishte shoferi dhe pasagjerët, 28-vjeçari Eriton Qato dhe Esat Qama, 25 vjeç, të cilët fillimisht dhanë një emër të rremë.

Pasi oficeri ndjeu erën e kanabisit, kreu kontroll në mjet dhe brenda saj gjeti një ngarkesë prej 120 qesesh plastike të zeza me mbetje kanabisi.

Më pas kontrollet vijuan në fermë, ku i arrestau dhe shqiptari i katërt,  Eduart Rrampushaj, 37 vjeç.


Shtuar 12.04.2023 10:12