EMRAT/ Skandali me listën e pagave, kush janë të arrestuarit që dyshohet se publikuan të dhënat

Zbulohen emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me publikimin e listës së pagave dhe targave.

Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Mësohet se punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Të arrestuarit:

Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve

Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve

Klodian Sota- Përmbarues

Endri Ikonomi- Përmbarues


Shtuar 7.01.2022 11:05