Policia britanike ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët u kapën me shtëpi bari me vlerë mbi 100 mije paund.
Autoritetet britanike ranë në gjurmët e dy të rinjve pasi pronari i banesës kishte shkuar për të ndërruar bravat, dhe ishte përballur me “tmerrin” aty brenda.
Në momentin që britaniku ka hapur derën, ka gjetur brenda dhe dy shqiptarët, Desar Xhakolli 28 vjeç dhe Astrit Baja 26 vjeç, të cilët ishin duke u kujdesur për 73 bimët e kanabisit që e kishin mbjellur që më 14 nëntor.
Sipas mediave britanike, bimët kishin një rendiment të mundshëm prej 55 g kanabis të korrur për secilën bimë, duke bërë një total të mundshëm prej 4.02 kg. Policia gjeti gjithashtu dy kuti të mëdha kartoni që përmbanin një 8.91 kg kanabis.
Policia gjithashtu sekuestroi 580 paund nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët nuk rezultuan me precedent të mëparshëm penal.
Gjykata ka denuar të dy me nga një vit burg./albeu.com