Emrat/ Shembet një shtëpi dykatëshe, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Në lagjen Bozova të Sanliurfa në Turqi, është shembur një shtëpi dykatëshe. Si pasojë e shembjes së shtëpise, 2 persona kanë humbur jetën dhe 8 persona janë lënduar.

Në vendngjarje u nisën AFAD (Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), zjarrfikësja, xhandarmëria dhe ekipet mjekësore.

Serdar (38-vjeç), Fatma (38-vjeçe), Ahmet (15-vjeç), Ayça (12-vjeçe), Açelya Urak (8-vjeçe), Dilber (34-vjeç), Adem Arda (13-vjeç) dhe Emre Tuna Bozkurt (10-vjeç) arritën të tërhiqen nga mbeturinat me përpjekjet e tyre.

Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, ekipet zbuluan nën rrënoja trupin e pajetë të Serap Urak (49-vjeç), Cemile Arıkan (56- vjeçe), e shpëtuar e plagosur, fatkeqësisht nuk mundi të shpëtohej në Spitalin Shtetëror të Bozovës.

Gjendja e personave të tjerë të lënduar raportohet të jetë stabile.

Është zbuluar se Cemile Arıkan jetonte e vetme në shtëpinë në Kahramanmaraş, e cila u raportua se kishte pësuar dëmtime gjatë tërmeteve të 6 shkurtit.

Fëmijët dhe nipërit e saj thuhet se kishin ardhur për vizitë nga Osmaniye në mbrëmje.

Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë incident.

 


Shtuar 2.02.2024 08:04