Këtë të enjte, shtetasit Ervis Hasangega me profesion gazetar dhe Regina Omeri, punonjëse e AMP Durrës, janë vënë në prangat e policisë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Kushtrim Selimi, me detyrë shef sektori n Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Ata akuzohen se krijonin të dhëna të rreme, duke denigruar të dhëna të rreme duke denigruar figurat e titullarëve të institucioneve.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Regina Omeri dhe Ervis Hasanaga, dhe është shpallur në kërkim Kushtrim Selimi.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policusë.