EMRAT/ Mbushën pyllin plot kanabis, shpallën në kërkim dy vëllezërit në Gramsh

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër në Gramsh pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit Fabjon Selami dhe Alfred Selami për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gribë, Gramsh…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gramsh

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Shpallen në kërkim 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Janë shpallur në kërkim policor shtetasit Fabjon Selami dhe Alfred Selami për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gribë, Gramsh.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim policor shtetasit F. S., 30 vjeç dhe A. S., 27 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.