EMRAT/ Lejonin mallrat kontrabandë, bie në pranga doganieri dhe përgjegjësi në Goricë

Policia ka ndaluar 3 shtetas në doganën e Goricës. Burimet bëjnë me dije se të ndaluarit janë, përgjegjësi i PKK Goricë Julian Hanelli, doganieri pranë kësaj pike Petrika Mano, dhe shtetasi Vasil Nasto, drejtues i mjetit.

Burime konfirmojnë se Nasto ka kaluar përmes kësaj dogane një sasi mallrash ushqimorë kontrabandë, nga Maqedonia drejt Shqipërisë.

Doganieri dhe përgjegjësi i policisë kanë lejuar futjen e mjetit pa kontrolluar. Mjeti me drejtuesin u kap në aksin Goricë – Zvezdë.

Të ndaluarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë për veprime të mëtejshme proceduriale. /albeu.com/

 


Shtuar 19.11.2021 07:39