EMRAT/ Kush janë zyrtarët Kadastrës së Tiranës për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, skema si privatizuan qendrën shëndetësore

5 zyrarëve e Kadastrës së Tiranës  dhe një qytetari u  janë caktuar masat e sigurisë “arret me burg” nga Prokuroria pasi, nga hetimet ka rezultuar se njeri prej tyre ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës, e cila shërben si Qendër Shëndetesore e fshatit Qeha, Komuna Petrelë.

Hajdar Sula, i caktohet masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Flasifikimi i dokumenteve”.

Klediol Bilo, me detyrë punonjës te ALUIZNI si person i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Petro Tusha, me detyre punonjes ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, i është caktuar masa e sigurisë  “arrest me burg”.

Ergys Halili, punonjës te ASHK si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, i është caktuar masa e sigurisë  “arrest me burg”.

Leonard Grabova, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Adrian Duro, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pas këqyrjes në terren të pasurisë dhe kryerjes së ekspertimit vlerëses eksperti ka arritur në konkluzionin se:  “qendra shendetesore ne fshatin Qeha –Shetaj ka qene qysh para viteve 90 dhe sikur arsyetova nuk eshte ndertuar nga  shtetasi Hajdar Sula sikur eshte vetdeklaruar prej tij dhe gjithashtu konstatohet qe nga ana e njesise vendore dhe institucionit te ALUIZN  IT nuk jane respektuar dispozitat ligjore  per kete  ndertese objekt i ketij ekspertimi”.

Lidhur me individualizimin e autorëve dhe përgjegjësinë penale, ka rezultuar se:

Ish-punonjësit të ALUIZNIT, që kanë bërë matjet në terren Klediol Bilo dhe Petro Fusha janë konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta punonjës në kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalzimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar  nenin 7 të ligjit nr.9895, datë 09.06.2008) me veprimet e tyre, kanë shkuar në terren, kanë kryer matjet dhe nuk kanë pasqyruar që në objektin objekt legalizimi ndodhej Qendra Shëndetsore e fshatit Qeha-Shytaj, që është pasuri shtetërore.

Nga ish-punonjësi i ALUIZNIT Adrian Duro, konstatohet se me mosveprime janë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit penal.  Punonjësit e Aluizinit, konform detyrimeve ligjore, më datë 2.11.2018 kanë dërguar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kërkesën për përcaktimin e statusit juridik të pronës.

Gjithashtu, veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me mosveprime, konstatohet ta kenë konsumuar edhe punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët kanë pajisur me çertifikatë pronësie mbi objektin 2 kat, të ndodhur në ZK.3091, me numër pasurie 151/9/1,e afishuar në vol.2, faqe 188, të cilët edhe pse kanë konstatuar se është pasuri shtet, përsëri kanë vazhduar me regjistrimin e lejes së legalizimit, Ergys Halili dhe Leonard Grabova.

Përsa i përket shtetasit Hajdar Sula, vlerësohet se ka konsumuar dy vepra penale, atë të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Në dosjen e legalizimit të pronës, ndodhen dy deklarata noteriale, të këtij shtetasi, i cili deklaron fakte të rreme, lidhur me investimin nga ana e tij në godinën e Qendrës Shëndetsore, që në vitin 1997. Në deklaratën për përfshirjen në procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe/ose shtesës në ndërtim me leje, nr.2369 prot, datë 31.10.2014, shtetasi Hajdar Sula, deklaron se objektin e ka ndërtuar në nëntor të vitit 1997. Ndërsa në deklaratën noteriale me nr.703 rep, nr.278/2 kol, datë 20.3.2017, para noterit Lorenc Daka, shtetasi Hajdar Sula, kërkon legalizimin e objektit dy kat, në bazë të deklaratës  për përfshirjen në procedurën e legalizimit nr.2369 prot, datë 31.10.2014. Ai deklaron gjithashtu, se ndërtimin e mësipërm, prej dy kat e ka vetëm për banim dhe nuk do të përdor për qëllime të tjera veç banimit.

 


Shtuar 23.02.2022 16:17