Në kuadër të operacionit të koduar “Medikament”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy persona. Policia sqaroi se shtetasit Ermir Haxhiaj 46-vjeç, dhe Qazim Haka 35-vjeç, të dy banues në Tiranë, ishin përfshirë në kontrabandën e ilaçeve.
Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit Ermir Haxhiaj, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Qazim Haka, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor “Medikament”. Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit Ermir Haxhiaj 46-vjeç, dhe Qazim Haka 35-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E. H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë.