EMRAT/ Këta janë vëllezërit që mbetën të vrarë në Gjakovë

Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në Gjakovë, teksa autori është arratisur. Ndërkohë, janë mësuar edhe  emrat e viktimave.

Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.

Krimin më herët e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai


Shtuar 25.06.2023 22:11