Policia ka finalizuar ditën e sotme fazën e pestë të operacionit “Fijet” dhe ka çmontuar 39 kamera të vendosura në mënyrë të paligjshme në Korçë e Pogradec.
Nën hetim për ndërhyrje të padreja në jetën private janë 9 persona, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Konkretisht në kuadër të fazës së 5 të operacionit policor “Fijet”, u proceduan Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu, Marius Dvorani.
Por kush janë këta persona dhe çfarë arsyesh kanë që monitorojnë zonat e tyre me kamera sigurie?
Disa prej tyre duket se kanë probleme me ligjin:
– Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan.
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”.
-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.
/Albeu.com/