EMRAT/ Grabisnin me dhunë të rinjtë te Liqeni Artificial, arrestohen dy policë në Tiranë

Në Tiranë janë arrestuar 2 policë, një nga komisariati nr. 1 dhe një i policisë bashkiake. Ata akuzohen për grabitje me dhunë.

Burime bëjnë me dije se dyshja e efektivëve, shkonin te Liqeni Artificial i Tiranës, ndalonin të rinj me cigare hashashi, u merrnin lekët dhe i lidhnin me pranga që të dukej zyrtare.

Të arrestuarit janë; Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se për dy efektivët e arrestuar janë dokumentuar 3 raste grabitjeje. Mësohet po ashtu se shuma e parave të cilat ua kërkonin të rinjve varijonin nga 20-50 mijë lekë të rinj./albeu.com