EMRAT/ Deteja të reja nga tentativa e vrasjes së pronarit të hotelit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku disa të rinj pas një konflikti me pronarin e hotelit, kanë tentuar ta vrasin atë.

Deri më policia ka arrestuar një 30 vjeçar për veprën penalë “Vrasje e mbetur në tentaticë” dhe një 30 vjeçare për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Shtetasi Ervin Selita tentoi të vriste  një nga pronarët e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit  se nuk e la të hynte në hotel me vajzën pa i dhënë kartën e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

Në kërkim nga policia janë shpallur Xhuliano Selita dhe Erjon Mici,  shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihmë  gjatë konfliktit dhe më pas fshehën armën me të cilën ky qelloi  për të vrarë pronarin e hotelit. /albeu.com


Shtuar 3.02.2022 09:31