Shoferi Sajmir Thaçi, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë në Tiranë ka rënë në prangat e policisë.
Mësohet se shoferi ishte nën e fektin e lëndëve narkotike kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar Marjana Sahitajn.
Njoftimi i policisë:
S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital. /albeu.com