Pak minuta më parë një aksdenti i rëndë ndodhi në aksin Lëzhë – Milot, ku për pasoja mbetën të plagosur 4 të rinj, Marinela Gjergji, Daniel Gjergji, Fatjon Gjura dhe Marjan Marku.
Të lidhura
None found
Mësohet se dy prej janë në gjendje më të rëndë.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrillës”, ndërsa makinat e përfshira në aksident janë të tipit “Ford”.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com
