EMRAT/ Aksident i rëndë Elbasan, vdes punonjësi i policisë, 6 të tjerë të plagosur

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një kamionçinë është përplasur me një mjet tip “Ford” dhe për pasoje ka mbetur i vdekur një pasagjer, i identifikuar si Ardjan Xhaja.

Mësohet se viktima është polic në burgun e Peqinit.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe 6  të plagosur.

Të plagosurit janë:

  • Adem Senja, 53 vjeç, fshati Banjë.
  • Nazmi Hysa, 60 vjeç, fshati Mollas
  • Gëzim Baku, 60 vjeç, fshati Gostinjë
  • Marius Hysa, 30 vjeç, fshati Mollas
  • Kudret Hasa, 27 vjeç.
  • Maksim Ranxha, 50-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth  orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren,  Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”,  si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin  tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 22:03