Emigranti në Greqi tenton të grabisë një banesë, merret zvarrë nga një makinë teksa tentonte të largohej me nxitim (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Selanikut.

Sipas burimeve nga mediat greke, një burrë ka tentuar për të hyjë në një banesë dhe në tentativë për t’u arratisur është tërhequr zvarrë dhe plagosur nga një makinë që kalonte.

Sipas informacioneve të “Protothema”, gjithçka ka ndodhur rreth orës 21:00 kur një emigrant, rreth 35 vjeç, ka tentuar të “shpërthejë” një apartament në rrugën “Sokratous” me qëllim rrëmbimin e parave dhe sendeve me vlerë dhe sapo ka kuptuar që ishte njoftuar policia, ai u largua.

Megjithatë, në tentativë për t’u larguar, ai ka vrapuar dhe ka kaluar vertikalisht në rrugën Egnatia, ku për pasojë është tërhequr zvarrë nga një automjet që kalonte në drejtim të lindjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një ambulancë e EKAV-së dhe pasi i është ofruar ndihma e parë nga ekipet e shpëtimit, ai është dërguar në spitalin Papageorgiou nën shoqërimin e forcave të policisë.

Mësohet se 35-vjeçari, shtetësia e të cilit ende nuk dihet, ka lëndime në gjoks, por jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu me dije bëhet se pranë tij janë gjetur një thikë dhe disa bizhuteri ari, të cilat dyshohet se janë produkte të vjedhjes nga banesa në rrugën Sokratous.