Emigrantët rikthehen në atdhe për festa/ Fluks i shtuar në Kapshticë, autoritetet shqiptare kanë aktivizuar të gjitha sportelet

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4931 shtetas në hyrje dhe 2701 shtetas në dalje.

Të lidhura

None found

Për të përballuar këtë fluks sidomos në hyrje autoritetet tona po punojnë me sportele maksimale duke i alternuar në varësi të situatës.

Kujtojmë se gjatë 1 jave nga kjo pikë kalimi kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 50 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.


Shtuar 28.12.2024 13:53