Elbasani problematik i Gjiknurit dhe Vlora e Arben Ahmetajt, ndryshimet rrënjësore të Ramës në qarqet e vendit

Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, kryeministri Rama ka zbuluar ndryshimet e mëdha në strukturën e qeverisë si dhe drejtuesit politikë në qarqet e vendit, njëkohësisht edhe kryetarë partie.

Ajo që vihet re është se Rama ka vendosur në qarqet kryesore shumë prej ministrave që kanë shërbyer në qeveritë e kaluara, ndërkohë që në Fier ka dërguar numrin 2 të partisë Taulant Ballën.

Elbasani, i cili njihet si një nga qarqet problematike i besohet Damian Gjiknurit, në Vlorë do të drejtojë Arben Ahmetaj, ndërsa Durrësi vazhdon ti besohet Ardian Çelës.

Emërimet e Ramës:

Fier- Taulant Balla

Elbasan- Damian Gjiknuri

Kukës- Elisa Spiropali

Durrës – Ardian Çela

Gjirokastër-Mirela Kumbaro

Lezhë – Blendi Klosi

Tiranë -Erion Veliaj

Dibër -Ulsi Manja

Berat-Bledi Çuçi

Shkodër-Edona Bilali

Vlorë-Arben Ahmetaj