Ka humbur jeten punonjësi i bashkisë Elbasan, Eduart Balliu i cili rreth orës 12:00, u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat elektrike në shtyllat e ndriçimit.
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji”.
56-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë por nuk mundi të mbijetonte.
“Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56-vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar”, njoftoi policia me heret./albeu.com